Në rutinën e përditshme të përkujdesjes ndaj vetes një rëndësi të veçantë merr edhe deodoranti, një produkt i domosdoshëm jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit. Mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç do të donit ndaj nuk është aspak çudi që pasi të keni hedhur pak deodorant të shihni një njollë të madhe pluhuri mbi fustanin e zi të pambukut ose shenja të përafërta me djersën në këmishë ose xhaketë. Por para se të mendoni të hidhni në kosh veshjet tuaj, lexoni këshillat e mëposhtme të pastrimit:1.Uthull e bardhë: Uthulla e bardhë është e njohur për vetitë e saj acide, kështu që nuk duhet të dyshoni aspak në fuqinë e saj zbardhuese kundrejt njollave të çfarëdo lloj natyre. Merrni 1 filxhan çaji uthull të bardhë dhe bashkojeni me 2-3 litra ujë. Zhytni veshjen tuaj në masën e mësipërme për 15-20 minuta dhe më pas lajeni si zakonisht.2.Kripë dhe uthull molle: Një tjetër metodë efektive për heqjen e njollave të krijuara nga deodoranti dhe djersa është përzierja e kripës me uthullën e mollës. Në një legen ose kovë shtoni 2 lugë gjelle kripë të jodizuar, ujë të ngrohtë, 1 filxhan çaji uthull molle dhe pak detergjent të lëngshëm. Ndryshe nga mësipër nuk keni nevojë të zhysni veshjen tuaj në këtë përzierje, por mund ta hidhni direkt tek hapësira e detegjentit në lavatriçe. Rezultati do t’ju lërë pa fjalë.