Shëndetësi

Si ta pastrojmë shtëpinë për t´u mbrojtur nga gripi?

By FerizajPress

January 18, 2018

Lajmet e fundit nga qendrat spitalore për përhapjen e gripit dhe të fruthit aq sa nuk ka as vende për pacientët, duhet të jenë arsye të mjaftueshme që të pastrojmë shtëpinë siç duhet për t´u mbrojtur nga viruset dhe bakteriet  e rrezikshme. Por çfarë duhet të bëni?

  1. Zgjidh detergjentin e duhur dezinfektues

Shiko me kujdes për përmbajtjen e detergjentit dhe zgjidh atë i cili është i aprovuar nga institucionet përkatëse dhe arrin të eleminojë të paktën 99 % të bakterieve në mjedisin ku jetojmë. Lexoji mirë instruksionet e përdorimit sipas fabrikës që i prodhon ato. Në shumicën e rasteve detergjentët nuk e bëjnë punën si duhet, pasi nuk respektohet përshkrimi mbrapa produktit.

 

  1. Pastroni vendet më të ndotura sa më shpesh

Për dezinfektimin e dorezave të dyerve dhe pjesëve të tjera më të ndotura të shtëpisë mund të përdorni alkohool, të cilin e gjeni në farmaci. Njëjtë duhet të veproni edhe me dorezat e dushit, apo telekomandat e televizorit, telefonat, pra objekte të cilat preken shpesh me duar. Viruset e gripit jetojnë më gjatë në ambiente të ndryshme, ndaj duhet të bëni kujdes t´i eleminoni sa më parë.

 

  1. Lani duart si duhet

Duhet patjetër që të lani duart sa më shpesh që të mundeni, e jo vetëm para se të hani bukë. Por larja e tyre për dy minuta nuk është një zgjidhje.

` Ju duhet të shpenzoni 30 sekonda duke larë duart sikurse duhet, në çdo hapësirë edhe mes gishtave dhe deri tek kyçet për të eleminuar çdo bakter . Përdorni sapun dhe ujë të ngrohtë´-thotë doktor Daniel Eiras.

 

  1. Mos harro numrat

Në një ambient të thatë , virusi mund të jetojë deri në 12 orë. Por në ambiente të tjera më të lagështa, si sfungjeret apo lecka të pastrimit, ata mund të mbijetojnë për 5 ditë me radhë. Ndaj të bëni kujdes kur lani rrobat apo pastroni shtëpinë, duke i mbajtur ambientet e thata dhe të dezinfektuara.

 

  1. Bëhu një infermier i zellshëm

Nëse dikush në familje është sëmurë me grip mos e lejoni t´i puthë fëmijët. E di që kjo është e vështirë, por duhet të jeni të kujdesshëm, pasi gripi mund të jetë edhe më i komplikuar. Ndaji veçmas leckat, apo shamitë e përdorura nga i sëmuri dhe laji ato më vete. Vetëm kështu do të eleminoni viruset.

Spërkatini lodrat e fëmijëve me hidrogjen peroxide, dhe lërini ashtu për 10 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë. Ideja e këtij pastrimi është eleminimi i virusit kudo që ai është përhapur. Mos harroni gjatë periudhës së virozave, ndërroni furçen e dhëmbëve sa më shpesh. Ajo mbledh më shumë viruse se gjithçka tjetër.