Lajme

Si nuk e tha Edi Rama të paktën një fjalë për Ramush Haradinajn

By FerizajPress

March 03, 2017

Vendimi është marrë pak pas orës 9 të mëngjesit!

Duket se Rama, i cili pas ndalimit të Haradinajt erdhi dhe vizitoi AAK-në në Prishtinë, e ka marrë si të përfunduar “angazhimin” e tij lidhur me këtë rast.

Rama pati qëndruar në selinë e partisë së Haradinajt më 2 shkurt, por më pas as edhe një fjalë të vetme për ish kryeministrin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Edhe pse është shumë aktiv në Facebook, Rama vetëm më 12 janar e pati një postim për Haradinajt dhe atë të shkurtër. “Mire se vjen në Prishtinë, Ramush…”!

Është e qartë as Rama e askush tjetër nuk mund të ndërhyjnë në gjykatën e Apelit në Colmar, mirëpo 2-3 rreshta në Facebook nuk do t’i bënin dëm atij, përkundrazi do të tregonin se megjithatë ai është ka vazhdimësi dhe kujdes në raport me “mikun e tij”, siç e quan ai kryetarin e AAK-së.

Ndryshe nga Rama, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mbrëmë ka shprehur dëshirën se Haradinaj sot mund të lirohet, prandaj një deklaratë e tij është mirëpritur në Kosovë.

Nuk duhet harruar se Rama kishte qenë i “ftohtë” edhe në rastin e trenit serb, duke komentuar far pak në Facebook dhe atë shkarazi vetëm pasi u pyet nga një lexues.

Dhe për fund, Rama njihet për miqësinë e kohëve të fundit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/