Një vjedhje spektakolare është regjistruar në një autostradë në Itali.
Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin në një furgon të blinduar rreth 2.5 milion euro.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto.
Grabitësit kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin.
Po ashtu ata arritën që të pengonin edhe ndërhyrjen e policisë.
Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.
Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirorganizuar në çdo detaj.