Lajme

Si ka mundësi që u zhduk një avion me 239 njerëz dhe ‘askush nuk di asgjë’?

By FerizajPress

October 03, 2017

Hetuesit australianë kanë dorëzuar raportin e tyre përfundimtar për avionin e zhdukur të “Malaysia Airlines 370”, duke thënë se është “pothuajse e pakonceptueshme që ai nuk është gjetur ende.

MH370-ja u zhduk në 2014-ën ndërkohë që fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin, me 239 pasagjerë në bord.

Kërkimi i avionit, që përfshinte forca nga Malajzia dhe Kina, u pezullua në janar pas 1,046 ditësh.

Por studiuesit australianë thanë se ishte e paimagjinueshme që nuk ishte gjetur ende.

“Është pothuajse e pakonceptueshme që në epokën moderne të aviacionit me 10 milionë pasagjerë që mbërrijnë në avionë komercialë çdo ditë, të humbasë një avion i madh dhe askush mos ta dijë më siguri se çfarë u bë me mjetin dhe personat në bord , “tha ditën e sotme Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit.

Pavarësisht nga përpjekjet e jashtëzakonshme të qindra njerëzve të përfshirë në kërkimin nga e gjithë bota, avioni nuk është gjetur ende, dukë lënë në ankth të gjithë të afërmit e udhëtarëve të humbur.