Lajme

Shyqiri Bytyqi jep dorëheqje nga Nisma Socialdemokrate

By FerizajPress

August 26, 2019

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga partia Nisma Socialdemokrate.

Sipas tij, shteti i xhepave partiakë bëhet e keqja e përgjithshme dhe e mban në këmbë autokracinë partiake, njofton Klan Kosova.

“Të tilla shkarje mjerisht sot janë ethet e frikshme të mentalitetit (mykur në praktikat e lindjes), ku edhe ne kemi hisen tonë në prodhimin jo vetëm të mendësisë, por edhe e të së keqes”.

“Kjo e bënë të lëngoj shoqërinë, e fyen socialdemokracinë si vlerë konkurruese për universalen e gjykimit njerëzor”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij në Facebook.