Shumë shpejt provimi me shkrim për patentë shoferi do të realizohet në mënyrë elektronike. Kjo për shkak të projektit “e-testimi” të nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “PBC” gjatë vitit të kaluar. Kurse tash është gati faza e parë e pilot-projektit, e cila do të fillojë tash për tash vetëm në qendrën e testimit në Prishtinë