Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Gafurr Ilazi. Ai theksoi se këtë vit pothuajse të gjitha investimet kapitale do të jenë në qytete, sepse në shumicën e fshatrave të komunës sonë, janë kryer projekte të një rëndësie të veçante.
“Kontrata është nënshkruar për rregullimin e sheshit, për pjesë të cilat janë të parapara me projekt dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet në rregullimin e sheshit dhe në projektet tjera të rrugëve, por edhe në kanalizim dhe ujësjellësve, ndërsa shuma për rregullimin e sheshit është afër 99 mijë euro”, ka thënë drejtori Ilazi, përderisa ka shtuar se këtë vit shuma e investimeve kapitale kap shumën mbi 8 milion euro, që krahasuar me vitet e kaluara këtë vit kjo shumë është më e madhe.