Sipas rregullave të UEFA-s, klubi nga Anamorava do t’i fitojë edhe 280 mijë euro të tjera në rast se e eliminon ekipin nga Luksemburgu, F91 Dudelange dhe kalon në rrethin e tretë kualifikues të Europa Leagues, ku ra pasi u eliminua në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve nga Malmo. Drita deri më tash i ka fituar mbi 1 milion euro. Kjo sigurisht do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin gjilanas, para edicionit të ri. Edhe në sezonin e ardhshëm, Drita kërkon titullin kampion.