Shumë nga lojtarët më të mirë që ka pasur ky vend, kanë bërë historinë te Barcelona. Yjet, lojtarët premtues dhe lojtarët që dështuan, kapin shifrën e 543 milionë eurove të shpenzuara nga Barcelona në lojtarët brazilian. Që nga koha e Romarios në vitin 1993, ka qenë pothuajse e pamundur të imagjinohet Barcelona pa një lojtar të madh brazilian. Ndër vite këtë fanellë e kanë bartur lojtar si Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho, Neymar, Alves e shumë të tjerë. Se kush janë lojtarët brazilianë për të cilët Barcelona shpenzoi 543 milionë euro, do ta mësoni në pjesën e mëposhtme. Romario – 2,7 milionë euro Giovanni – 6 milionë euro Ronaldo – 15 milionë euro Rivaldo – 24 milionë Sony Anderson – 26 milionë Rochemback – 24 milionë Geovanni – 20 milionë euro Ronaldinho – 25 milionë euro Sylvinho – 2 milionë euro Belletti – 4 milionë euro Edmilson – 8 milionë euro Henrique – 10 milionë euro Dani Alves – 36 milionë euro Maxwell – 4,5 milionë euro Keirrson – 14 milionë euro Neymar – 88 milionë euro Douglas – 4 milionë euro Marlon Santos – 6 milionë Paulinho – 40 milionë Philippe Coutinho – 120 milionë Arthur – 31 milionë Malcom – 41 milionë euro /Lajmi.net/