Lajme

Shullazi te gjykata për krime të rënda, i shoqëruar nga dhjetëra forca policie

By FerizajPress

April 20, 2016

Nis seanca për dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Shullazi ka dalë nga drejtoria e Policisë i shoqëruar nga dhjetëra forca policie dhe është nisur drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do zhvillohet gjyqi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tre personave të ndaluar me akuzat e gjobëvënies.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar më datë 17.04.2016, në orën 01:30, Emiljano Shullazi, 38 vjeç, Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë” thuhet në njoftimin për mediat.