Lajme

Shukri Buja i PDK-së: Mustafa rrezikon votëbesimin, zgjedhjet mund të mbahen në nëntor (Video)

By FerizajPress

October 25, 2016

Ky i fundit thotë se në zgjedhje nuk është mirë të shkohet pa amendamentimin e ligjit zgjedhor, megjithatë sipas tij, nëse nuk ka një marrëveshje mes spektrit politik për këtë çështje, atëherë fundi i nëntorit mund ta gjejë vendin në zgjedhje.

Buja e quan të pakuptimtë vazhdimin e qeverisjes, nëse një koalicion qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar një projektligj i cili është i ndërlidhur me liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vullnetin e ndërkombëtarëve për sa i takon mbajtjes se zgjedhjeve si dhe për afatet tjera eventuale kur qytetarët do të mund t’i drejtohen kutive të votimit.

.