Lajme

Shtypet me kamion një 70-vjeçar në Shkodër, vdes në spital

By FerizajPress

October 21, 2016

Mësohet se mjeti kamion me targa PG DJ 858 të Malit të Zi me drejtues V.G, 41 vjeç, banues në Malin e Zi ka aksindentuar një këmbësor, konkretisht Sh.P. 70 vjeç banues në Grud Fushë në Malësi të Madhe.

I dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe ku ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se këmbësori ka dalë duke i prerë rrugën kamionit.

.