Ferizaj

Shtylla elektrike në Ferizaj bie mbi shtëpi

By FerizajPress

June 28, 2016

Në një lagje në Ferizaj, ka ndodhur një incident ku është rrëzuar një shtyllë elektrike duke rënë kështu pikërisht mbi një shtëpi banimi

Lajmi i publikuar  se në një shtyllë elektrike po rrezikon banorët në një lagje në Ferizaj   e përcjellë edhe me foto   nga Klan Kosova  ka dalë të jetë pa ndonjë adresë.

Për këtë FerizajPress ka kontaktuar përgjegjësit e KEDS-it për të parë  pse nuk është reaguar.

Por  për këtë rast në  KEDS-  nuk ka ndonjë informatë për këtë shtyllë dhe nuk dihet lokacioni ,pasi bazuar në foto duket të jetë  jashtë  qytetit të Ferizajt.

Për këtë   përgjegjës të KEDS-it kanë bërë thirrje  te pronari i shtëpisë apo edhe përmes  portalit të japin adresën e  saktë  për tu dhëne mundësi intervenimi dhe evitimit të këtij problem.

Luten të gjithë ata  që dinë adresën e kësaj shtëpie të thërrasin në  pikat me të afërta të KEDS-it, numrin zyrtar në faqet e kompanisë KEDS apo edhe përmes portalit FerizajPress që ky problem të evitohet  para se të ndodhë ndonjë e keqe.

KEDS- Numrat kontaktues janë 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.

Apo FerizajPress.com   044 733 733

Nuk mbahet mbledhja e kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës