Lajme

Shtyhet votimi për heqjen e vizave

By FerizajPress

July 05, 2016

Tanja Fajon, raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave në Kosovë, ka thënë se ka vendosur që të shtyjë rekomandimin e saj për vënie në votim të heqjes së vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Kam vendosur që të shtyj votimin për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për në shtator, duke parë se nuk ka progres të vërejtshëm në përmbushjen e kritereve të fundit, në veçanti me ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Shpresoj që Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejtë, para fundit të verës, në mënyrë që unë të procedojë më tutje deri në votim në vjeshtë…”!