Lajme

Shtyhet procesi gjyqësor për rastin ‘Justicia’

By FerizajPress

April 08, 2016

Në Gjykatën Themelore-Manastir sot është shtyer fillimi i procesit gjyqësor, në opinion i njohur si ‘Justicia’ i cili po zhvillohet kundër katër gjykatësve dhe disa nënpunësve administrativ nga Gjykata Themelore Shkup 1 për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

‘Procesi gjyqësor nuk filloi sepse pati ankimim për kompetencë lokale por me procesverbal u konstatua se kompetenca lokale e Gjykatës në Manastir mbetet dhe është në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme e cila është fuqiplotë dhe pa të drejtë të posaçme të ankesës, përndryshe sot në Manastir ishin të pranishëm tetë të akuzuar, ndërsa tre nga të akuzuarit mungonin edhe pse ishin njoftuar me rregull’ tha në mes tjerash gjykatësja në këtë proces, Milka Bizevska, e cila njëherit e kryen funksionin e zëdhënëses së Gjykatës Themelor-Manastir.