Ferizaj

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 14 shtator

By FerizajPress

August 27, 2020

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.

Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar me çështjen e planit për fillimin e vitit të ri shkollor, meqë vendi gjendet në kohë pandemie.

“Ne edhe gjatë gushtit, edhe në takimet me Kryeministrin Hoti dhe Ministrin Likaj, me përfaqësues të prindërve, ne kemi thënë publikisht që do të angazhohemi me tërë forcat për të mobilizuar nxënësit për një vit të mbarë shkollor”.

“Duke vlerësuar vlerën e madhe që ka shkolla për mësimin, nxënësit dhe mësimdhënësit – duke u nisur nga një përvojë jo bash e lehtë nga marsi për mësimin online”, theksoi ai