Lajme

Shtyhet Festivali i Bukës

By FerizajPress

October 13, 2016

Njoftimi për shtyrjen e këtij festivali është bërë i ditur sot në faqen zyrtare në facebook.

“Vendimi për shtyerje ka ardhur pas kërkesës së ekspozuesve dhe bashkëpunëtorëve tjerë, për shkak të motit jo të përshtatshëm për aktivitete të tilla. Duke qenë se produktet e brumit duan një temperaturë konstante dhe më të lartë se ato aktuale, shumica e ekspozuesve kanë kërkuar nga organizatorët që festivali të mbahet në një kohë më të favorshme”, thuhet në njoftim.

Tutje aty thuhet se marrë parasysh faktin që ky është edicioni i parë i këtij festivali, i vetmi në vend dhe rajon, organizatorët vendosën ta pranojnë këtë kërkesë për shtyerje kohe, në mënyrë që vizitorëve dhe ekspozuesve t’u ofrohet diçka më ekskluzive dhe më e bukur. /Lajmi.net/

 

.