Në shenjë solidarizimi, Këshilli Organizativ në bashkëpunim me Federatën e Atletikës, njoftojnë se do të bëhet shtyrja e vrapimit rrugor të planifikuar me 28 Nëntor 2019 në Ferizaj, e cila ka qenë me qëllim të kontributit bamirës për familjet në nevojë.
Arsyeja e shtyrjes së aktivitetit të paraparë në këtë datë, do të bëhet për shkak të ngjarjeve tragjike që po përjeton populli shqiptar dhe situatës që po mbretëron atje.Andaj, sot në mbledhjen e Këshillit u mor vendim, që të shtyhet aktiviteti “Vrapojmë për bamirësi” për një afat të pacaktuar.
Në kohë do të ju mbajmë të informuar për zhvillimet tjera kur do të vendosim datën e organizimit të garës për të gjithë pjesëmarrësit që veçse i kanë siguruar numrat për vrapim.
Me respekt,
Këshilli Organizativ