Shtrohet iftar për kreun dhe imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame

By FerizajPress

June 07, 2018

“Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i sakrificës, solidariteti dhe përkushtimit fisnik hyjnor.

Sonte, shtrova iftar për kreun dhe imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj, që kjo sofër e begatisë, fjala e Zotit, mirësia dhe solidariteti ndërvëllazëror të shpërndahet tek të gjithë.

Agjërim të lehtë për të gjithë agjëruesit në këtë muaj të shenjtë.” shkruhet në profilin e Kryetarit Aliu.

f