Sport

Shtrohet drekë e përbashkët federatave të Ukrainës dhe të Kosovës (FOTO)

By FerizajPress

October 09, 2016

Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të të dyja shteteve dhe futbollit në përgjithësi.

Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar.

Mbase edhe për juve duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit. Ne do t’iu presim në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe besoj se do të kaloni mirë, u ka thënë Haxhiu mikpritësve. Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.