Çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur javëve të fundi. Këto çmime janë rritur për rreth 10 cent, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar çmimet janë ngritur për 20 cent.
Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varijn prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.22.
Në shoqatën e naftëtarëve kanë treguar për KosovaPress se çmimet kanë pësuar disa ndryshime në këtë vit.
Kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si shkak i berzës ndërkombëtare.
“Sa i përket rritjes së çmimit, ne pikat e karburanteve në Kosovë jemi tregtarë. Diktohet çmimi nga berza dhe nga organizata prodhuese OPEK. Në Kosovë çmimet sillen 1. 19 – 1.20 euro… Ndërsa qe një javë është i njëjti çmim në tregun kosovar. Por, ne nuk jemi ata që diktojmë çmimin, sepse ne nuk kemi rafineri… Ne në një farë forme jemi tregtarë, ku çmimi na diktohet nga furnizimi, të cilin e bëjmë nga shtetet në regjion, prej Serbisë, prej Shqipërisë, prej Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksuar Berjani.
Ndërsa, për mungesë të cilësisë së derivateve, ai shton se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar të kontrollohet në kufi, sepse kjo cilësi është duke u kontrolluar mjaft pak.
“Cilësia e naftës, ne gjithmonë kemi kërkuar që të kontrollohet në kufi, por cilësia është në një farë forme, është duke u kontrolluar shumë pak. Kemi bërë apel në Doganë, edhe me shkrim që të kontrollohet cilësia sa më shumë, sepse edhe qytetarët janë më të sigurt që të kenë një derivate më të mirë… kemi kontroll të vogël të cilësisë”, ka thënë ai.
Ndërsa, qytetarët e Kosovës kohëve të fundit janë duke paguar më shumë për derivatet që i harxhojnë automjetet e tyre.
Qytetari Naser Dervisholli, ka thënë se çmimet e derivateve janë të shtrenjta dhe nuk janë të arsyeshme krahasuar edhe me vendet e rajonit. Ai kërkon që të zbriten çmimet, sepse janë të pa përballueshme për qytetarët.
“Të shtrenjta janë(çmimet) e derivateve. Nafta është i mirë, sepse këtu e marrim rregullisht”, ka thënë Dervisolli.
Kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së, Sherif Fejzullahu, ka thënë për KosovaPress se operatorët ekonomik duhet të punojnë gjithnjë në bazë të rregullave të tregut, duke mos i dëmtuar konsumatorët, sepse edhe ashtu një pjesë e qytetarëve janë në varfëri.
“Ngritja e çmimeve të derivateve kap një dimesion shumë të gjerë të ekonomisë në Kosovë, sepse ndikon dhe në çmimet tjera të konsumit, ngaqë është zinxhirore. Andaj, kërkojmë të ketë kujdes nga shitësit e derivateve dhe të mos veprohet jashtë normave të lejuara, por të ketë një disiplinë për çmimet dhe cilësinë e derivateve. Institucionet kompetente duhet ta monitorojnë fuqishëm këtë treg, në mnëyrë që mos këtë mashtrime në xhepin e konsumatorëve”, ka theksuar Fejzullahu.
Edhe kryetari I Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, tha për KosovaPress se çmimet e derivateve të naftës, para syve e hundëve të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave e të pushtetit rriten kur ka lëvizje sado të vogël në Berzën Botërore. Por, sipas tij, kur ato çmime ulen në Berzën Biotërore në Kosovë nuk ndodhë analogjia. “Mosreagimi, mosndërmarrja e masave ligjore dëshmon për implikim serioz të “
njerëzve të forte “ të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave, të partive politike… e të pushtetit në biznesin e derivative të naftës. Ky implikim është me rrezik të lartë ndaj shëndetit, mjedisit, buxhetit personal e familjar, shpenzimeve të rritura në prodhim, tregti e shërbime që i paguajmë ne… edhe ndaj Buxhetit të Shtetit sepse ky Buxhet rreth 20 % mbushet nga derivatet e naftës. E, paratë që mund t’i mungojnë ose i mungojnë buxhetit të shtetit janë të qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i këtij Buxheti”, deklaron Kaçaniku.
Për ngritje të çmimeve të derivateve 6.3 përqind, është konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovë.