Lajme

Shtrenjtohet benzina, lirohet nafta

By FerizajPress

April 04, 2016

Çmimi i benzines në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për një denar, vendosi të hënen Komisionit Rregullativ për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të jetë 61 den/lit (99-euro-cent), ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit (1 euro e 2 cent).

Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit (71 cent), ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M­1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.

Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind.