Para së gjithash më shumë të huaj nga shtetet e BE-së dhe të EFTA-s kanë braktisur Zvicrën dhe më pak kanë ardhur në Zvicër. Saldoja në këtë drejtim është 21.5 për qind.
Migrimi “neto” i të huajve në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit ka qenë dukshëm më i vogël se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur numri i atyre që kanë emigruar nga Zvicra është rritur, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM)
Kështu, saldoja e migrimit (diferenca në mes të të ardhurve dhe të shkuarve) në fund të qershorit 2016 ka qenë 29000 veta, që i bie se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur një ulje prej 17 për qind, transmeton albinfo.ch.
Para së gjithash më shumë të huaj nga shtetet e BE-së dhe të EFTA-s kanë braktisur Zvicrën dhe më pak kanë ardhur në Zvicër. Saldoja në këtë drejtim është 21.5 për qind.
Ndër shkaktarët e këtij trendi, sa u takon vendeve të BE-së është ngritja ekonomike e kohëve të fundit në vende si Gjermania, ndërkohë që ekonomia e Zvicrës ka shënuar një stagnim.