Ferizaj

Shtimja fiton vendin e III-të për performancë të mirë

By FerizajPress

September 07, 2016

Shtime (Prishtinë), 7 shtator 2016 – Në ceremoninë e Shpërblimeve për grantet e bazuara në performancën më të mirë të 17 komunave të Kosovës partnere të projektit DEMOS, të mbajtur në ambientet e hotelit “Emerald” në Prishtinë, sot, Komuna e Shtimes mori vendin e tretë në kategorinë për shpërblimin si komuna më e mirë për vitin 2016, për performuesin më të mirë të komunës, ndërsa për të njëjtën kategori shpërblimin e vendit të parë e mori Komuna e Gjakovës, ndërsa të dytë ju dha komunës së Pejës. Ceremonia e organizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në koordinim me Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, është hapur nga Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, i cili ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ndërsa në vazhdim foli drejtori i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, z. Patrick Etienne, si dhe në emër të kryetarit të Asociacionit të Komunave dhe rrjetit NALAS, para të pranishmëve pati fjalën edhe kryetari i Komunës z. Naim Ismajli. Lidhur me çmimin për Komunën e Shtimes, kryetari Ismajli në rend të parë falënderoi banorët e komunës së Shtimes të cilët janë kontributdhënës të mirë të tatimit në pronë dhe shërbime tjera komunale. Poashtu ai theksoi se është meritë e të gjithë punonjësve komunalë të cilët janë profesionistë dhe në shërbim karshi kërkesave të qytetarëve të Shtimes.