Ferizaj

Shtërpcë: Nëna denoncon djalin se ushtroi dhunë ndaj saj dhe bashkëshortit

By FerizajPress

February 09, 2020

Një grua në Shtërpcë ka raportuar në polici se djali i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar (djali i saj), ka  ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit  lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.