Ferizaj

Shtatë persona të lënduar nga një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj

By FerizajPress

January 16, 2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë shtatë persona.Kjo është konfirmuar nga drejtori rajonal i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha po ashtu se në aksident ishin të përfshira, tri automjete.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj”,tha ai.