Shtabi emergjent i komunës së Ferizajt, në bashkëpunim me Nënkryetarin e komunës për komunitete në Ferizaj, gjatë këtyre tre ditëve kanë ndihmuar rreth 60 familje me pako ushqimore dhe miell.
“Përmes këtyre ndihmave besojmë që sa do pak kemi zbutur gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, dhe të zgjasim dorën e pushtetit për ndihmë familjeve me nevoje në këtë sezon dimëror. Këto ndihma u mirëpriten shumë nga familjet përfituese dhe shprehen falënderimet më të sinqerta për pushtetin lokal të Ferizajt dhe kryetarit z.Muharrem Svarqa” ka thwnw Asllan KRUEZI, nënkryetar i Komunës për komunitete.
Bëhet e ditur se në pamundësi për të përfshirë të gjitha familjet , ditëve në vijim do të vazhdohet me shpërndarjen e ndihmave edhe për familjet tjera.