Ferizaj

Shtabi Emergjent në Ferizaj: Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët janë të qarkullueshme, por me vështirësi

By FerizajPress

January 06, 2017

Shtabi emergjent i formuar sot nga afër, edhe në orët e pasdites ka vizatuar rrugët e qytetit, por edhe të fshatrave të komunës sonë.

Ky shtab në krye me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin nga afër ka dal të shoh rrugët e qytetit, por edhe të fshatrave, Doganaj, Greme, Gaçkë, Varosh, Pleshinë, Zaskok, Dubrave, Neordime, Balaj, Manastric e deri në fshatin Jezerc, me ç’rast ka konstatuar se këto rrugë janë të qarkullueshme pavarësisht borës e cila është duke rënë pa ndërprerë.