Ferizaj

SHSHK dhe Handikos fton personat të shurdhër të lajmërohen në Qendrën për punë Sociale (Video)

By FerizajPress

October 02, 2018

Ferizaj.02.10.2018. Shoqata e të Shurdhërve të Kosovës në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe shoqatën Handikos  kanë  filluar një fushatë sensibilizimi  për të njoftuar të gjithë personat  e shurdhër  që  të lajmërohen  në njërën nga shoqatat apo në Qendrën për  punë sociale.

Sipas përfaqësuësve të Shoqatës së të shurdhërve të Kosovës  është duke u krijuar një databazë e të dhënave për këta persona të cilët më vonë do të përfshihen  në projekte për punësim, arsim dhe sport.

“Handikos në bashkëpunim me komunën e Ferizajt ka  aktivizuar bazën e të dhënave për regjistrimin e personave me aftësi të kufizuar  në komunën e Ferizajt. Kjo bazë e të dhënavë më vonë do dorëzohet në komunën e Ferizajt për projekte të ardhshme, si në punësim, arsimim dhe sport” ka thënë Ramadan Gashi përfaqësues nga Shoqata e të Shurdhërve të  Kosovës.

Ndërsa Imer Musliu ka thënë se  kanë filluar këtë fushat sensibilizimi pasi  deri më tani  janë të regjistruar një numër i vogël i personave të kësaj kategorie.

“Për shkak të numrit të vogël gjatë regjistrimit të personave të shurdhër u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Ferizajt me rrethinë të cilët kanë apo njohin përsona të shurdhët të lajmërohen në Qendrën për punë sociale apo në Handikos çdo ditë pune  nga e Hëna deri të Premten  nga ora 8:00 deri në ora 4:00” ka thënë Imer Musliu