Ferizaj

Shqyrtohen mundësitë e punësimit të PAK

By FerizajPress

February 24, 2017

Komiteti për personat me aftësi të kufizuar i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, mbajti sot një takim me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar, përfaqësues të bizneseve, të organizatave joqeveritare, administratës tatimore dhe me zyrtarë të Komunës, për të parë mundësitë e lobimit tek institucionet shtetërore dhe tek bizneset, për punësimin e hendikepatëve, së paku në përuthje me normat ligjore.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, tha se pushteti lokal po bën përpjekje për një infrastrukturë ligjore dhe infrastrukturë fizike, që u mundëson personave me aftësi të kufizuara qasje në institucione publike dhe realizimin e të drejtave të tyre.