Shqiptarit iu pre koka për shkak të borxhit

By FerizajPress

July 04, 2016

Sot “Protothema”, shkruan se arsyeja se përse shqiptari Tërpollari u ekzekutua me prerje koke, është një shumë prej 20 mijë eurosh që viktima nuk u kishte paguar “baronëve” bashkatdhetarë, para që e kishin origjinën nga trafiku i drogës në të cilin shqiptari ishte përfshirë.

26-vjeçari dyshohet se nuk i ka paguar këtë shumë “baronëve” shqiptarë të drogës që bënin trafik të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan panorama. Edhe më herët është thënë nga autoritetet greke se motivi i vrasjes kishte të bënte me çështje të trafikut të drogës.

Një ditë më parë u arrestua edhe një tjetër shqiptar i akuzuar se ka lidhje me vrasjen e Bledar Tërpollarit. Ndërsa më 30 maj policia ka arrestuar dy 28 vjeçarë shqiptarë të tjerë që akuzohen se ishin të pranishëm në vrasjen makabre./noa

.