Shqiptari ther me thikë italianin për shkak të një vajze

By FerizajPress

May 09, 2016

Sherri mes të rinjve ka ndodhur të dielën, në Piacenza dhe shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë. Shqiptari ka plagosur rëndë me thikë një 21-vjeçar nga Evropa Lindore.

Ai e ka goditur disa herë me thikë në bark të riun, duke i shkaktuar probleme serioze për shëndetin. pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët duke i kryer një operacion në zorrë, gjendja e tij mbetet e rëndë.

Pasi e ka qëlluar me thikë, shqiptari e ka lënë atë në mes të rrugës dhe është larguar për në shtëpi, por është kapur shumë shpejt nga autoritetet të cilat po hetojnë në lidhje me krimin.

 

The post Shqiptari ther me thikë italianin për shkak të një vajze appeared first on Lajminet.