Ngjarja ka ndodhur në Viçenza të Italisë kur personi i identifikuar me inicialet M.M. ka dalë para disa fëmijëve që po luanin në park dhe ka nisur të bëjë veprime të turpshme.
Shqiptari që ishte rastësisht aty pranë ka shkuar menjëherë në ndihmë të fëmijëve dhe ka lajmëruar patrullën e Policisë.
Policia ka mundur të arrestojë 53vjeçarin, i cili rezulton se ka qenë edhe më parë i arrestuar për sulm seksual ndaj të miturve.
.