Lajme

Shqiptari përdhunon adoleshenten në banjën e diskos, shoqet e filmojnë

By FerizajPress

September 14, 2016

Ata kanë qenë në një lokal nate në Rimini. Nuk njiheshin më parë, u njohëm pikërisht atë natë në disko. Vajza ishte në shoqërinë e disa mikeshave të saj, me të cilat po kalonin mbrëmjen e së shtunës dhe kishin konsumuar pije alkoolike.

Në një moment, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur përfitoi nga gjendja e vajzës, e tërhoqi në banjën e lokalit dhe e përdhunoi. Shoqet e ndoqën vajzën nga pas me celular në dorë dhe duke menduar se ishte një lojë ajo që po ndodhte dhe jo dhunë seksuale, e filmuan gjithçka dhe e postojnë në WhatsApp. Pamjet e filmuara nuk tregojnë fytyrën e vajzës, por kjo e fundit kur pa gjithë sa ishte filmuar, kuptoi se ishte përdhunuar dhe bëri denoncimin.