Shqiptari në Itali godet me sëpatë bashkatdhetarin e tij

By FerizajPress

August 23, 2016

Mediat vendase shkruajnë se 41-vjeçari shqiptar, banues në Xhenova, është arrestuar ditën e djeshme në një apartament në San Fruttuoso, ku ai banonte.

NOA.al mëson se më 10 qershor të këtij viti, 41-vjeçari ka plagosur rëndë bashkatdhetarin e tij në kokë me një sëpatë.

“Duhej ta bëja. Një ofendim kaq i rëndë nuk mund të lihej pa u ndëshkuar”, ka thënë 41-vjeçari shqiptar gjatë arrestimit.

Policia italiane ka siguruar edhe pamjet e sherrit gjatë natës së 10 qershorit.