Në pranga është vënë një 32-vjeçar shqiptar (personi në video), shkruajnë sot mediat italiane, por pa bërë të ditur emrin e tij.
Në kuadër të operacioni të koduar “One Million”, në pranga janë vënë edhe dy italianë, 32 dhe 33-vjeç.
Droga ishte importuar nga Peruja dhe hetuesit vlerësojnë se shuma e sekuestruar prej një milion euro ishte fitimi neto i një muaji.
Operacioni
Paratë dhe droga (me vlerë rreth gjysmë milioni euro) u zbuluan në një garazh në komunën Collegno, në afërsi të Torinos. Aty u arrestua edhe shqiptari, i cili u tha efektivëve të policisë se punonte aty si murator. Pas aksionit, që solli edhe mësymjen e policisë në 8 apartamente dhe garazhe të tjera, u arrestuan edhe dy italianët, një prej të cilëve punonte si kuzhinier.
Në vijim të hetimeve, janë arrestuar edhe 8 senegalezë, të gjithë shpërndarës droge të lidhur me organizatën. Hetimet janë në vijim dhe priten edhe arrestime të tjera, shkruajë mediat italiane duke cituar zyrtarë italianë pranë skuadrës së hetimeve.
Shifrat marramendëse
Shqiptari ishte pjesë e bande të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike, që është goditur nga Policia e Njësisë Investigative e Torinos.
Sipas hetuesve, banda furnizonte me drogë pjesën më të madhe të shpërndarësve në qytet, duke arritur një xhiro tregtimi të drogës prej disa milionë euro në vit. Gjithsej, janë sekuestruar një milionë euro kesh, 27 kg drogë (kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash), një makineri që shërbente për numërimin e parave, dy makina, 30 celularë, dhe 8 peshore.
Nga numërimi i mbështjellësve që u gjetën në garazhin ku u sekuestrua dhe lënda narkotike, autoritet italiane thanë se aty janë transportuar së fundmi 270 kg kokainë, me një vlerë më shumë se 27 milionë euro. Shuma ishte gati të investohej në blerjen e një tjetër ngarkese droge.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qYLmaFBhSlg?feature=oembed&w=640&h=360]
The post Shqiptari kapet me 1 mln euro dhe 27 kg drogë (VIDEO) appeared first on Lajminet.