Shqiptari i rikthyer nga Siria: Ja si më mashtruan xhihadistët (Video)

By FerizajPress

May 01, 2016

Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri. Ai pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.

Ermal Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha

Armë mbajte?

Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.

U stërvite?

Ermal Doçi: Jo.

Pse u ktheve?

Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.

Kë takove nga shqiptarët atje?

Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.

Almirin (Dacin) e takove?

Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.

Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?

Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.

Kush të çoi atje?

Ermal Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.

Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?

Ermal Doçi: Nuk e di.

 Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?

Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.

Luftonin?

Ermal Doçi: Nuk kam parë luftime. / Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=u7O4QyuQdXs?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Shqiptari i rikthyer nga Siria: Ja si më mashtruan xhihadistët (Video) appeared first on Lajminet.