Shqiptari godet disa herë më thikë kunatën në mes të lokalit

By FerizajPress

August 14, 2016

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar në kuzhinën e lokalit ku punonte 50-vjeçarja dhe pas një debati e ka goditur disa herë me thikë.

Gruaja ka marrë disa goditje në gjoks dhe në këmbë dhe është në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Po sipas mediave greke pasi ka shkuar në lokal, ai e ka pyetur se ku ishte bashkëshortja e tij. Më pas ka nisur sulmin, që dëshmitarët e kanë cilësuar si barbar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku në lokal ishin dhjetëra pushues, që janë tmerruar.

Por pa kaluar 24 orë nga sulmi, shqiptari është dorëzuar në polici. Nga hetimet e para dyshohet se 30-vjeçari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia, bashkë me dy fëmijët, për të jetuar tek motra e saj./tvklan.al