Emri i tij Fitim, duket se tashmë është arsyetuar. Shqiptari nga Kërçova e Maqedonisë, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka fituar një milion dollarë në Las Vegas.
Në lojën e fatit në MGM në Las Vegas ai ka fituar “Jackpotin” prej një milion dollarësh.
Ky lajm ka bërë bujë dhe është përhapur edhe në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe fotoja e tij me çmimin e fituar.
Fitim Mustafa njihet si biznesmen i dalluar i cili ka investuar në biznes, por edhe nuk kanë munguar edhe aktivitetet humanitare në vendlindjen e tij. Ai njihet si humanist i dalluar, ndërsa këtë herë i ka buzëqeshur edhe fati në lotari, nga ku si rrallë njerëz të tjerë Fitimi doli i fituar, shkruajnë mediat lokale.