Shqiptarët tentuan të vrasin bashkëatdhetarin, por…

By FerizajPress

August 03, 2016

Vendimi final i gjykatës është dhënë sot në mëngjes. Bashkëpunëtori i 34-vjeçarit, gjithashtu një shqiptar, po gjykohet me proces të shkurtuar dhe se vendimi ndaj tij do të jepet në janar të vitit tjetër.

Të dyja tentativat për vrasje kanë shkuar kot. Në rastin e parë, plumbat kanë shpuar llamarinat e një makine të parkuar, duke bërë që shqiptari të fshihet. Kurse, në rastin e dytë, shqiptari ishte ndjekur jashtë shtëpisë, por prapë iu ka shpëtuar plumbave.

Dy shqiptarët, që tentuan vrasjen e bashkatdhetarit u arrestuan në muajin dhjetor të vitit të shkuar, në Torino. Policia italiane tha se ata donin të iknin për në Belgjikë.

.