Shqiptarët shpallen “kampion” në burgjet e Italisë

By FerizajPress

May 10, 2016

 

Ministria e Brendshme italiane ka publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e të burgosurve me kombësi të huaj në Itali.

Sipas këtyre statistikave, shqiptarët janë shpallur “kampion”.

Sipas këtyre statistikave 2478 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, 2446 prej tyre janë meshkuj e 32 femra.

18.074 është numri i përgjithshëm i të burgosurve me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Numrin më të lartë të tyre e përbëjnë të burgosurit me origjinë nga Maroku me 17.1 % , në vend të dytë ata me origjinë rumune me 15. 8% e pas tyre të burgosurit shqiptarë me 13,7 %.

The post Shqiptarët shpallen “kampion” në burgjet e Italisë appeared first on Lajminet.