Ferizaj

Shqiptarë e serbë pastrojnë Shtërpcën

By FerizajPress

March 24, 2017

Problemi i ndotjes së mjedisit në Kosovë bashkoi sot në Shtërpcë të rinj shqiptarë dhe serbë, në kuadër të fushatës për mbrojtje të mjedisit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni i sotëm në Shtërpcë nisi në orën 10:00, ndërsa mbi 50 vullnetarëve të Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, iu bashkuan edhe shumë të rinj shqiptarë dhe serbë, të cilët së bashku arritën ta realizojnë një aksion multietnik të pastrimit në tërë qytetin.

Një sasi e madhe e mbeturinave u largua nga ky aksion, ndërsa u përçua si mesazh që të gjithë së bashku duhet ta luftojmë ndotjen e mjedisit, në mënyrë që të frymojmë në një mjedis të pastër e të shëndetshëm për të gjithë, transmeton Klan Kosova.