“Shqiponjat” parandalojnë konflikt me armë në Tiranë

By FerizajPress

April 03, 2016

Një punonjës i qarkullimit rrugor i cili ka qenë me shërbim ka ndërhyrë menjëherë për shmangien e konfliktit duke kërkuar dhe ndihmë nga forcat e Posaçme Shqiponja.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur neutralizimin e njërin prej personave të përfshirë në konflikt, i cili ishte i armatosur.

“Më datë 03.04.2016, rreth orës 18:30, në rrugën ‘Siri Kodra’, në afërsi të ‘Punishtes së Pastrave’, ka pasur një konflikt midis disa personave, ku një shtetas kishte armë zjarri me vete.

Policia ka ndërhyrë në moment ku ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka bërë shoqërimin e  shtetasve: Azumir Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip ‘Zaztava’ . Gjithashtu u shoqëruan edhe dy vëllezërit e përfshirë në këtë konflikt, shtetasit: F. P.,  30 vjeç, E. P.,  27 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për konfliktin në fjalë është bërë një shumë monetare. /shekulli

The post “Shqiponjat” parandalojnë konflikt me armë në Tiranë appeared first on Lajminet.