Shqipëria turistike prezantohet në Perros Guirec, krahas futbollit

By FerizajPress

June 14, 2016

 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në, mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec.

Në qendrën turistike të qytetit që mirëpret kuqezinjtë tanë, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ngritur një stendë të sajën ku banorëve vendas i ofrohet në gjuhën frënge gjithçka që duhet të dinë mbi mrekullitë që ofron Shqipëria nga pikëpamja turistike.

Alborent Rama, i dërguari AKT-s në Perros Guirec u shpreh se “në paraqitjen e parë historike në një kompeticion madhor si Euro 2016, ishte një mundësi e mirë për t’ju paraqitur francezëve Shqipërinë, mrekullinëe panjohur turistike të Europës”.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Zhvillimit, De Biasit ju dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, duke përcjellë në të njëjtën kohë vlërsimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike.

Gjithashtu, si një nga promovuesit më të mëdhenj të vendit tonë, ai përfitoi nga rasti të ftonte këdo që të përjetonin eksperiencën e bukur të pushimeve shqiptare.

Këndin shqiptar të turizmit e vizitoi edhe Prefektja e Rajonit të Lannionit,Sophie Yannon-Gillet e cila shfaqi interes të njihej me vendin tonë, duke patur një fokus të veçantë në turizmin kulturor që ofron Shqipëria.

The post Shqipëria turistike prezantohet në Perros Guirec, krahas futbollit appeared first on Lajminet.