Lajme

Shqipëria në luftë nëse Serbia hyn në Mitrovicë? Ja çfarë parashikon presidenti Nishani (Video)

By FerizajPress

February 02, 2017

Çim Peka: Që do të thotë … Kosova është një shtet tjetër dhe Shqipëria është një shtet tjetër.

Nishani: Pikërisht pra, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, i ka parashikuar të gjitha situate për Shqipërinë, Tiranën zyrtare, dhe institucionet shtetërore. Unë jam i bindur që kurrkush nuk do të guxojë të mos respektojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj fort që rajoni do të vazhdoj në rrugën e paqtimit, besoj plotësisht. Unë besoj që rajoni ynë i ka të gjitha mundësitë për të konsoliduar respektin reciprok të fqinjësisë së mirë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vendosur në ruajtjen dhe kontributin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit.

Në ruajtjen e paqes së arritur. Proceset e integrimit euro-atlantik janë procese që ndihmojnë të gjitha vendet, të gjitha popujt. Shqipëria ka treguar se është e gatshme të ulet në tryezë, të përmirësojë marrëdhëniet me vendet me të cilat nuk ka patur marrëdhënie fort të afërta, përfshirë dhe Serbinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi demonstruar këtë që të kontribuojmë në çdo rast dhe çdo situatë. Por patjetër që në rastet e agresionit dhe kërcënimit, për fatin e mirë Shqipëria edhe si anëtare e NATO-s do të reagojë dhe do të mbrohet siç e meriton dimensioni i një vendi anëtar të NATOS dhe i një vendi të lirë dhe Sovran.