Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare.
Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirë-informuar Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961.
Gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Ai shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u zu rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmuje të madhe politike.
The post Shqipëria e vitit 1961, kur ndodhi ndarja me Bashkimin Sovjetik (Foto) appeared first on Lajminet.