Lajme

Shqipëria dhe Kroacia letër NATO-s: Të ndalen kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës!

By FerizajPress

February 15, 2017

Në letrën e tyre, ministrat Kodheli dhe Krstiçeviq dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Ministrat Kodheli dhe Krstiçeviq e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.