Lajme

‘Shqipëria dhe Kosova t’i unifikojnë politikat tregtare’

By FerizajPress

January 26, 2017

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, një ndër ekonomistët dhe botuesit më të njohur në Shqipëri, Adrian Civici, thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik në prodhim, eksport të energjisë, zhvillim të turizmit dhe unifikim të klimës së biznesit, veçanërisht asaj fiskale dhe doganore.

Në një intervistë për Epokën e Re, Civici deklaron se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive duhet të prodhojnë më shumë politika e strategji të përbashkëta zhvillimi.

“Duhet pranuar se shpesh këto mbledhje kanë më shumë dekorin e fasadës dhe marketingut politik sesa përmbajtjen e politikave ekonomike e tregtare të përbashkëta e të avancuara”, është shprehur ai.