Shqipëria bëhet anëtare e bordit ekzekutiv të PNUD-së në OKB

By FerizajPress

April 06, 2016

Ky anëtarësim është një angazhim për një kontribut të madh që vendi ynë pritet të japë në fusha të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshi qeverisjen demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive më vulnerabël, forcimin e paqes në botë etj.

Zgjedhja e Shqipërisë në këtë institucion të rëndësishëm drejtues është dëshmi e një angazhimi aktiv të vendit tonë në kuadër të agjencive zhvillimore të OKB-së, veçanërisht, pas miratimit nga Shqipëria të Axhendës Transformuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.

The post Shqipëria bëhet anëtare e bordit ekzekutiv të PNUD-së në OKB appeared first on Lajminet.